Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Këto 5 shenja Horoskopi shpenzojnë më shumë se sa fitojnë

Të gjithë njerëzit besojnë se qëllimi i punës është t’u sigurojë atyre një realitet më të mirë material. Kështu, ata përdorin pagën e tyre për të përmirësuar standardin e tyre të jetesës. Ndërsa nuk ka asgjë të keqe me këtë (shumica prej nesh e bëjnë ), disa mund të futen në telashe sepse të ardhurat e tyre i kalojnë shpenzimet. Ata priren të shpenzojnë më shumë se sa fitojnë dhe në fund të muajit përfundojnë në borxhe ndaj të njohurve apo edhe të panjohurve.

Nëse njihni një person të tillë ose jeni vetë njëri prej tyre, mund t’i drejtoheni yjeve për shkakun. Lexoni për të parë se çfarë tjetër e plotëson listën e duarve të “shpuara”:

Dashi
Zakonisht ata që i përkasin kësaj shenje kanë tendencë që shlyerjen e borxheve ta shtyjnë deri në muajin e ardhshëm, për pasojë gjenden në borxhe, pothuajse deri në qafë. Ata nuk bëjnë zbritje në përmbushjen e nevojave të tyre dhe preferojnë t’i “ngarkojnë” kartat e tyre me shpenzime, në vend që të jenë në përputhje me financat e tyre.

Binjakët
Shumë Binjakë ndjekin teorinë “ne jetojmë vetëm një herë”, kështu që ata shpenzojnë të gjitha paratë e tyre për gjërat dhe përvojat që duan. Edhe pse shpenzojnë para për të dashurit e tyre, nuk ia dalin si duhet dhe shpenzimet i kalojnë të ardhurat.

Peshorja
Ata jetojnë çdo ditë sikur të ishte e fundit (të paktën për sa i përket financave). Ata blejnë gjatë gjithë kohës dhe gjejnë gjithmonë produkte cilësore. Pavarësisht qetësisë që i dallon, ata marrin shumë rreziqe në fushën financiare, pasi besojnë se për të fituar para duhet fillimisht të shpenzoni.

Shigjetari
Ai fiton para vetëm për t’i shpenzuar – në gjëra dhe aventura. Ata janë ëndërrimtarë dhe mendojnë se paratë janë mjeti për të kaluar një kohë të mirë, edhe kur… na mbarojnë – për Shigjetarët pothuajse çdo muaj, domethënë.

Peshku
Për Peshqit, kura më e mirë për një ditë të vështirë është blerja. Mund të dalin lehtësisht jashtë buxhetit, ndërsa për shkak të emocionalitetit të tepërt investojnë vazhdimisht në blerje që mund të mos kenë asnjë kuptim.