Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Këto 6 shenja tregojnë se keni dëmtuar dëgjimin duke përdorur kufjet

Nëse keni vënë re se jeni bërë i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar, si:

-Nuk dëgjon tone të larta,

-Tingujt duken të mbytur,

-Keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë,

-I kërkoni dikujt të përsërisë atë që ju tha,

-Flisni me zë më lartë

-Dëgjoni zhurmë në veshët tuaj

Kjo do të thotë se keni dëmtuar dëgjimin.

Këto probleme nuk prekin vetëm të moshuarit. Sipas një studimi rreth 80% e të rinjve midis moshës 13 dhe 18 vjeç dëgjojnë shpesh muzikë me zë të lartë, për të paktën tre orë në ditë (si dhe një numër i madh i njerëzve të moshuar), kjo ndikon në nervin e dëgjimit dhe një pjesë të veshit të brendshëm.

Efektet negative janë më të theksuara nëse muzika dëgjohet përmes kufjeve dhe i përdorni vazhdimisht duke folur në celular.

Ekspozimi i tepërt ndaj zhurmës së lartë nga kufjet është shkaku i dytë më i zakonshëm i dëmtimit të përkohshëm ose të përhershëm të dëgjimit (pas moshës së vjetër), dhe ekspertët paralajmërojnë se edhe zhurma e moderuar, jo vetëm zhurma e lartë, që vjen nga kufjet (ose mjedisi) për periudha të gjata koha është shumë e dëmshme.

Nëse ende nuk dëshironi ose nuk jeni në gjendje të hiqni dorë nga kufjet, ndiqni këto këshilla nga një otolaringolog:

– Kufizoni kohën e përdorimit.

– Ulni nivelin e zhurmës së kufjeve nën nivelin e rekomanduar.

– Përdorni kufje që bllokojnë zhurmën e jashtme, kjo ju lejon të dëgjoni muzikë më qetë.

– Merrni kufje që nuk ju futen direkt në vesh, por sipër tyre.

– Shmangni dëgjimin e muzikës me zë të lartë edhe kur nuk mbani kufje.

– Kontrolloni rregullisht dëgjimin dhe nëse ndjeni ndonjë simptomë të një infeksioni të veshit, si dhimbje, ose nëse ka rrjedhje, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj./vizionplus.tv