Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

“Këto data janë perfekte për tu martuar”, Meri Gjini: Dielli te Peshqit, si ndryshon jeta juaj

Meri Gjini ishte mëngjesin e sotëm në “7pa5” me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova. Astrologia foli për parashikimin javor dhe ndikimin e Diellit te shenja e Peshqëve.

E gjithë puna e vështirë e sezonit të Bricjapit dhe kaosit të sezonit të Ujorit ka qenë rraskapitëse.

Lexo edhe :

Për fat të mirë, më 18 shkurt, Dielli ka dalë nga Ujori dhe ka kaluar te Peshqit e ftohtë e të qetë deri më 20 mars.

Periudha e faktorit të së papriturës ka qenë shumë prezente, por deri në 23 shkurt. Më pas do qartësohemi dhe do lehtësohemi.

Dielli do bëjë hyrje treknëdore me jupiterin dhe uranin te demat dhe do na lehtësojmë shumë përditshëmirënë. Të shfrytëzojmë maksimalit 3 muajt e ardhshëm. 13 mars deri 10 korrik, është periudhë fantastike për tu martuar. Kjo e hënën ndryshon totalisht atmosferën e të hënave të mërzitshme që kaluam prej disa javësh.

Por të mërkurën në darkë duhet të jemi të kujdesshëm. Të vendosim filtra në vesh kur dëgjojmë gjëra që sna pëlqejnë për njerzit e afërt. Pasi do bëjë të keni reagime të forta dhe përplasje në çift apo në familje.

Sezoni i Peshqve na inkurajon të gjithëve të thellojmë praktikat tona shpirtërore dhe ndjekjet krijuese, duke nxitur mbylljen dhe reflektimin. Njëkohësisht, Mërkuri hyn te Peshqit, duke rritur aftësitë tona njohëse dhe komunikuese me fokus në mirëqenien emocionale dhe shpirtërore. Ky ndikim zgjat deri më 10 mars./vizionplus.tv