Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Këto gjëra një vajzë duhet t’i ketë gjithmonë me vete

Në shumicën e rasteve jeta është me shumë nxitim, andaj shumë gjëra duhet t’i kemi me vete.

Femrave u duhen shumë cikërrima, por të paktën këto nuk duhet të mungojnë.

Çantë: Përveç asaj të madhes, patjetër ju duhet që ta keni edhe një çantë të vogël në të cilën mund të mbani gjërat që ju duhen për grim, pasi rruga nuk dihet se ku do të ju qojë.

Telefon: Pa të assesi nuk bën të dilni, pasi do të ju duhet të merreni vesh vazhdimisht me dikë dhe të jeni të informuar me zhvillimet e vendit në internet.

Karikues: Asnjëherë nuk dihet se në çfarë kohe do të dilni, andaj për çdo rast mbajeni karikuesin me vete.

Tabletë: Emailave mund të ju përgjigjesh edhe nga telefoni, por nganjëherë është mirë të uleni përballë një ekrani më të madh.

Bllok i shënimeve: Në telefon apo tabletë mund të shkruash gjithçka, por nganjëherë gjërat e rëndësishme duhet të shkruhen me stilolaps.

Kufje: Në disa raste shfaqet dëshira për të dëgjuar ndonjë këngë të preferuar, por për shkak të vendit ku ndodheni ju nuk mund ta dëgjoni, andaj preferohet të mbani kufjet me vete.

Syzet e diellit: Koha në çast mund të ndryshojë, qëndroni të përgatitur.

Facoletat e lagura: Këto ju duhen sepse në shumë vende mund të mos ketë ujë, faculetat do të kryenin punë.

Deoderant: Dita është e gjatë, andaj një spërkatje pa dyshim se do të ju freskonte.

Parfum: Nëse dëshironi që të keni aromë të mirë në çdo kohë, mos e harroni parfumin në shtëpinë tuaj.