Kanë rrjedhur në rrjetet sociale armët e konfiskuara gjatë ditës së djeshme në veri të Kosovës, të cilat i posedonte grupi terrorist që sulmoi policinë duke e lënë të vdekur rreshterin Afrim Bunjaku.
Në foto shihet arsenal i armëve të ndryshme, por ajo që bie në sy është edhe mbishkrimi KFOR, ku sulmuesit tentuan të kamuflohen si ushtarë të KFOR-it për të vepruar më lehtë.
Armët janë të kalibrit të madh ndërsa aty shihen edhe predha e municione nga më të ndryshmet.