
Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës do t’i marrë në shfrytëzim pronat e sekuestruara të ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq.
Këto prona u sekuestruan pasi ai mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, në shtator të vitit të kaluar.
Dhënien në shfrytëzim të këtyre pronave për institucionet e sigurisë e mundëson ndryshim-plotësimi i një udhëzimi administrativ nga Qeveria e Kosovës.
Por, cilat janë këto prona dhe ku gjenden ato?