Të gjithë fëmijët i duan prindërit e tyre, por disa pak më shumë. Ata i shohin si idhuj dhe i kanë si model në jetën e tyre, por janë katër, të cilët në krahasim me tetë të tjerët e Horoskopit janë më të lidhur me ta dhe i idealizojnë. Le të shohim për cilat katër shenja po flasim:
DASHI
Ju mund të mendoni se Dashi është rebeli i zodiakut dhe se ai gjithmonë shkon kundër të gjithëve dhe gjithçkaje, por dijeni se të vetmit njerëz që i “përulet” dhe i admiron pa kufi janë prindërit e tij. Në përgjithësi, ai ka një marrëdhënie të mirë me ta sepse edhe ata e admirojnë për karakterin e tij të fortë dhe të pavarur dhe i besojnë. Dashi i idealizon prindërit e tij pikërisht sepse ka arritur të jetë i pavarur dhe beson se këtë ua ka borxh atyre dhe sa kanë kontribuar që ta bëjnë atë personin që është sot.
DEMI
Demi ka një lidhje të veçantë me familjen dhe veçanërisht prindërit. Ai jo vetëm që i do ata, ai kujdeset për ta, dëshiron të kujdeset për ta dhe përpiqet të jetë si ata. Ai mendon se prindërit e tij janë të përsosur, pa të meta dhe se duhet të bëhet si ata. Madje ai i kopjon shumë herë defektet e tyre sepse për të, në sytë e tij, këto karakteristika të prindërve nuk janë defekte, por reagime normale.
GAFORRJA
Lidhja që Gaforrja ka me familjen e tij është e pakrahasueshme me asnjë shenjë tjetër. Ajo do të jetë përgjithmonë një fëmijë i vogël që do të dëshirojë të struket në krahët e tyre. Për Gaforren, prindërit e saj janë modeli i saj, idhujt e saj. Ajo e sheh babanë e saj si një super hero me fuqi të veçanta dhe nënën si gruan e përsosur të krijuar nga Zoti. Gaforrja përpiqet të jetë si ata dhe i ka vendosur në zemrën e tij në një fron më vete. Askush dhe asgjë nuk mund ta prishë imazhin që ai ka krijuar në mendjen e tij për prindërit e tij.
BRICJAPI
Një tjetër shenjë që jeton dhe merr frymë për familjen dhe të dashurit e tij është Bricjapi. Ai bën gjithçka për prindërit e tij, i do shumë ata dhe një nga qëllimet e tij në jetë është të arrijë lart për t’i bërë ata të ndihen krenarë për të. Ai i respekton, i vlerëson dhe përpiqet t’u japë vetëm gëzime. Në mendjen e tij, i idealizon dhe që fëmijë ëndërron të rritet për t’u dukur dhe për t’u bërë tamam si ata. /vizionplus.tv