Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Këto tre shenja do të bien në dashuri gjatë fundjavës

Këto tre shenja kanë më shumë gjasa të bien në dashuri gjatë fundjavës së 9 dhe 10 dhjetorit.

 

Demi

Ju keni shumë punë, ndaj jeni gjithmonë shumë të zënë. Por, a ka vend për një dashuri në jetën tuaj? Duke qenë se keni shumë nevojë për të dhe veçanërisht këtë fundjavë kur bateritë tuaja do të mbushen dhe do të keni energji për të dalë jashtë “guackës: suaj, gjasat janë që të takoni një person që do t’ju intrigojë.

 

Gaforrja

Ju keni vuajtur mjaft këtë dhjetor. Stresi juaj është zhdukur dhe nuk ju vjen as të ankoheni, edhe pse e meritoni 100%. Brenda ju ndjeni një nevojë të madhe për të gjetur një person me të cilin mund të ndani jetën tuaj të përditshme, qoftë edhe në copa në fillim të marrëdhënies suaj. Yjet ju favorizojnë dhe madje ju udhëheqin që të mos bini në grackën e personit të gabuar. Çfarë mund të jetë më mirë se kaq?

 

Virgjëresha

 

Klasikisht aty ku nuk e pret, dashuria vjen dhe të godet fort. Edhe nëse kohët e fundit keni frikë të merreni me punët tuaja personale, nuk mund t’i shpëtoni fatit tuaj. Lërini pak mënjanë detyrimet, pranojini vetes se meritoni dashuri dhe kohë të mira. Do të dilni edhe të shtunën dhe të dielën. Mundësisht me të njëjtin person në të dyja ditët./vizionplus.tv/