Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Këto tre shtete lanë Kosovën jashtë KiE-së/ Vjen paralajmërimi: BE po tregon një preferencë të rrezikshme për…

 
   

Kosova edhe zyrtarisht mbeti jashtë KiE-së, edhe pse dy fazat e para për anëtarësim i kaloi.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Amir Shabani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë Evropa po përballet me reagime të ashpra pasi Kosova nuk u pranua si anëtare në KiE.

Sipas tij, pas gjithë kësaj vjen Gjermania, Italia dhe mbi të gjitha Franca që bllokuan Kosovën për t’u bërë anëtare dhe kji sipas tij është një turp historik për të qetësuar diktatorin në Serbi.

“Dështimi i qeverisë për të pranuar sot Kosovën në Këshillin e Evropës pas miratimit mbi 80 për qind në Asamblenë Parlamentare është një gabim i rëndë. Kosova i përmbush obligimet e përcaktuara nga Kuvendi Parlamentar.

Evropa po përballet me një reagim të ashpër pasi Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Zbutja e kërkesave të pajustifikuara të Serbisë nga Franca, Gjermania dhe Italia nuk do t’u shërbejë interesave gjeopolitike të BE-së për të rritur stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin e rajonit në BE. Kosova është pjesë e Evropës demokratike.

 Image
 Amir Shabani 
 

Kosova është e bllokuar nga Gjermania, Italia dhe mbi të gjitha Franca, nga agjenda e djeshme për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Një turp historik për të qetësuar diktatorin në Serbi.

Nëse nuk do të ishte përqendrimi i gabuar i Perëndimit në Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe kërkesat e tyre të vazhdueshme ndaj Kosovës nga Serbia, Kosova padyshim që do të ishte bërë anëtare e KE-së”, thotë ai.

Më tej, ai thotë se ishin po këto tre shtete që këmbëngulëm që Kosova të përmbush çdo kërkesë të Serbisë.

Ai shton se Perëndimi gjithmonë gjente justifikime për të mbrojtur interesat e Serbisë, duke thënë se shtrembëruan plotësisht narrativën e të gjithë procesit.

“Franca, Gjermania dhe Italia e penguan këtë proces duke këmbëngulur që Kosova të përmbushë çdo kërkesë të Serbisë, edhe nëse ajo vendosi padrejtësisht kushte të reja.

Perëndimi vazhdimisht favorizoi Serbinë, duke fiksuar Asociacionin dhe duke i bërë presion Kosovës që të pajtohej në rrethana të pafavorshme, të gjitha duke mbrojtur Vuçiçin nga pasojat e veprimeve të tij.

Pavarësisht nga veprimet e Serbisë, të cilat shpesh cenonin integritetin e Kosovës, Perëndimi gjithmonë gjente justifikime për të mbrojtur interesat e Serbisë.

Ata shtrembëruan plotësisht narrativën e të gjithë procesit. Tani, Komiteti i Ministrave të KE-së po shpërfill shumicën dërrmuese të deputetëve që votuan pro pranimit të Kosovës vetëm muajin e kaluar..

Bashkimi Evropian po tregon një preferencë të rrezikshme për vendet me prirje pro-ruse, siç është Serbia, duke shpërfillur mungesën e vlerave të tyre demokratike, e që kjo qasje e humb edhe kuptimin e vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë”, përfundon ai për “Bota sot”.