Një nga mënyrat më të mira për të përmirësuar shëndetin e trurit, për të parandaluar demencën dhe rënien e aftësive njohëse është një dietë e pasur plot vlera ushqyese, kripëra dhe minerale.
Po cilat janë ushqimet më të mira për shëndetin e trurit?
Peshku
Studimet kanë treguar se konsumimi i peshkut njëherë në javë ul rrezikun e Alzheimerit dhe demencës. Truri ynë përbëhet kryesisht nga acide yndyrore omega-3, kështu që ushqimet që përmbajnë këto yndyrna ndihmojnë në shëndetin e trurit.
Arsyet pse duhet të konsumoni vezë në mëngjes
Vezët
Vezët janë të pasura me kolinë, një lëndë ushqyese, që konsiderohet si një përbërës i rëndësishëm për shëndetin. Kështu një vezë e madhe ka 150 miligramë kolinë.
Arrat
Ngrënia e arrave përmirëson funksionin njohës dhe kujtesës, si edhe shëndetin e trurit. Arrat reduktojnë rrezikun sëmundjeve si ato kardiovaskulare ose diabeti i tipit 2.
Manaferrat
Të pasura me anti-oksidantë dhe polifenole, manaferrat përmbajnë disa përbërës që luftojnë kundër sëmundjeve të ndryshme, përfshirë ato kardiovaskulare, kancerin dhe Alzheimerin.
Kumbullat e thata
Kumbullat e thata janë të pasura me kalium, ndërsa janë një burim i vitaminës B6 dhe bakrit, të gjithë mikronutrientët që ndikojnë në funksionimin normal të sistemit nervor.
Agrumet
Të gjitha llojet e agrumeve, kanë disa përbërës që mbrojnë qelizat nervore të trurit dhe nxisin vetitë anti-inflamatore në tërësi. Mandarina, portokalli apo rrushi janë në krye të listës.
Pluhuri i kakaos dhe çokollata e zezë
Kokrrat e kakaos janë të pasura me flavanole, të cilat ndihmojnë në luftimin e inflamacionit në trup dhe mund të rrisin rrjedhjen e gjakut në tru.
Vaji i ullirit ekstra i virgjër
Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me polifenole dhe vitaminë E. Një hulumtim nga “Harvard T.H. Chan School of Public Health” zbuloi se konsumimi ditor i më shumë se gjysmë luge gjelle vaj zvogëlonte 28% mundësinë e vdekjes nga sëmundjet që lidhen me trurin.