Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Shëndetësia

Këto zakone po dëmtojnë çdo ditë lëkurën tuaj

Shëndeti dhe një lëkurë e përsosur dhe rinore varet nga zakonet tona të përditshme, si dieta, mbrojtja nga dielli dhe kujdesi i duhur.

Edhe pse trashëgimia luan një rol në plakjen e lëkurës, ka disa faktorë që mund t’i kontrollojmë për të mbrojtur lëkurën tonë.

Dietë e ‘varfër’ ushqimore

Lidhja mes dietës dhe shëndetit të lëkurës është e fortë. Një sistem i shëndetshëm tretës ka një ndikim të drejtpërdrejtë në pamjen e lëkurës sonë. Përveç ngrënies së ushqimeve të pasura me probiotikë që mbështesin shëndetin e zorrëve, marrja e antioksidantëve është gjithashtu e rëndësishme. Antioksidantët, të cilët gjenden kryesisht në frutat dhe perimet e freskëta, ndihmojnë në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat janë një nga faktorët kryesorë të plakjes së parakohshme.

Mospërdorimi i kremrave të diellit

Ekspozimi në diell pa mbrojtje është një nga shkaqet kryesore të shenjave të dukshme të plakjes në lëkurë. Shumë nga këto dëmtime mund të parandalohen me përdorimin e përditshëm të kremrave kundër diellit, pavarësisht nga stina apo moti. Është e rëndësishme ta aplikoni shpesh gjatë ditës, veçanërisht nëse jemi jashtë. Kremi kundër diellit zvogëlon mundësinë e shfaqjes së rrudhave dhe njollave dhe ruan shëndetin e lëkurës me kalimin e kohës.

Ju eksfoloni intensivisht

Përdorimi i tepërt i produkteve eksfoliuese ose përbërësve të ashpër si retinoli mund të dobësojë lëkurën, duke e lënë atë më të ekspozuar ndaj agjentëve mjedisorë. Barriera e lëkurës është e rëndësishme për ruajtjen e lagështisë dhe shëndetit të përgjithshëm të lëkurës. Për ta mbajtur të fortë, është mirë të shmangni përdorimin e vazhdueshëm dhe agresiv të produkteve eksfoluese dhe të zgjidhni produkte kujdesi më të buta.