Sheremet Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës ka folur për mundësitë që e ndonjë tërmeti në të ardhmen në Kosovë.
Në një emision televiziv ai ka përmendur disa nga zonat e vendit që mund të jenë më të rrezikuara nga tërmetet.
“Sipas hartës së rrezikut sizmik, duke u bazuar në këtë hartë, tregon që janë tri zona me rrezik më të lartë, është zona Prizren, Pejë dhe Istog e cila mund të goditet me një periudhë përsëritëse me një magnitudë maksimale 6.5 shkallë rihter.
E njëjta është edhe zona Ferizaj, Viti dhe Gjilan në një periudhë deri në 100 vjetët e ardhshme mund të goditet me një magnitudë maksimale 6.5 rihter”, ka thënë Mustafa.