Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KFOR-i deklarohet për arrestimin e policëve të Kosovës nga Serbia

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka thënë se është në kontakt me autoritetet e Serbisë për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin e tre policëve të Kosovës.

Kështu është thënë në përgjigjen e tyre të pyetur për këtë rast.

“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme lidhur me tre pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe aktualisht është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur”, thuhet nga KFOR-i.

Policia e Kosovës ka thënë se tre zyrtarët e tyre janë kidnapuar në mënyrë të organizua përderisa kanë qenë në detyrë zyrtare në një pikë statike brenda territorit të Kosovës, nga Njësia Speciale e Serbisë.

Për këtë rast kanë reaguar edhe krerët e shtetit të cilët kanë thënë se më këtë Serbia ka shkelur sovranitetin e Kosovës.

Ata kanë kërkuar lirimin e tyre dhe reagimin e faktorit ndërkombëtar.