Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu është nisur sot për në Leposaviq për ta takuar kryetarin e Komunës, Lulzim Hetemin, por KFOR-i nuk e ka lejuar dhe e ka kthyer mbrapa.
Për vizitën e Liburn Aliut në komunën e Leposaviqit, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës kishin nisur një plan operativ, por KFOR-i si masë parandaluese të reagimit të protestuesve e kishte ndaluar Aliun.
Ministrit të Kurtit iu desh të kthehet mbrapa.
Komunat veriore të Kosovës janë në përkujdesjen e KFOR-it sa i përket çështjes së sigurisë dhe policia e Kosovës ka fare pak autoritet atje.