Pjesëtarët e KFOR-it me qëllim të sh’tensionimit situatës në Zveçan, kanë nis bisedimet me protestuesit serbë të cilët po qëndrojnë para objektit të Komunës.
Fillimisht është propozuar që të hiqet një pjesë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe të mbesin vetëm dy automjete të tyre, si dhe pjesëtarët e KFOR-it, në mënyrë që protestuesit të shpërndahen.
Megjithatë serbët nuk kanë pranuar duke kërkuar që të aty të hiqen të gjithë pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe të qëndrojë vetëm KFOR-it, në mënyrë që ata të shpërndahen.
Bisedimet po vazhdojnë ende. Para komunës ende ka një numër të madh të protestuesve, mes tyre edhe persona të maskuar.