Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

KFOR premtoi tërheqjen e Policisë së Kosovës deri në ora 15:00

Katër serbët, të cilët u arrestuan dje pas dhunës që ndodhi para ndërtesës së komunës në Zveçan, do të lirohen.

Në të njëjtën kohë, deri në orën 15:00 pritet tërheqja e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga Zveçani, ka konfirmuar Dragan Nedeljkoviq, anëtar i Komunës së Zveçanit, raporton Kosovo Online.

Ai thotë se mbrëmë ka pasur negociata ndërmjet përfaqësuesve të Listës Serbe dhe komandantit të KFOR-it, transmeton Indeksonline.

“Rreth orës 21:30 ka ardhur komandanti i KFOR-it dhe na ka thënë mbrëmë se këta katër të cilët u morën dje në paraburgim do të lirohen, por se po presin që të vijnë letrat nga Prishtina”, tha Nedeljkoviq sot.