
KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka bërë të ditur se ushtarët amerikan të aviacionit në Komandën Rajonale në Lindje, bashkë me ushtarët e aviacionit shqiptarë kanë krye mirëmbajtjen e helikopterëve Blackhawk UH60M.
Në njoftimin e lëshuar në Facebook thuhet se të dy kombet punuan së bashku duke zëvendësuar boshtet kryesore të rotorit në avion.
“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të mbështetur të gjitha komunitetet brenda Kosovës”, thuhet në njoftim.