Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“KFOR’i t’ua sjellë serbëve të ardhurat në dinarë”, Serbia del me një propozim

 
   

Sekretari shtetëror në Ministrinë serbe të Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, ka thënë se serbët në Kosovë të vazhdojnë t’i marrin pagat në dinarë “sikur që kanë bërë në 25 vitet e fundit”.

Sipas tij, këtë mund ta bëjë KFOR’i përkohësisht, nëse s’ka kush.

“Njerëzit janë shumë të rëndësishëm për ne, kështu që gjithçka që bëjmë është të gjejmë zgjidhje për të parandaluar fatkeqësinë humanitare që po afrohet. Sepse tash e një muaj njerëzit nuk kanë mundësi t’i tërheqin pensionet, pagat, asistencën sociale. Apelojmë tek partnerët tanë ndërkombëtarë që të reagojnë sipas sistemit të masave urgjente – ad hoc, në mënyrë që paratë të transportohen në të njëjtën mënyrë si në njëzet e pesë vitet e mëparshme. Atë punë e kryen një kompani britanike, e cila është e licencuar në Prishtinë”, ka thënë Staroviq.

“Nëse nuk ka kush tjetër që ta sigurojë, ajo që thashë ditët e kaluara – është se besoj se KFOR-i, së paku përkohësisht, do të mund të merrte përgjegjësinë për transportin e parave për të furnizuar bankën Poštanska štedionica”, ka thënë zyrtari serb.