Së fundmi vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo.
Prej disa muajsh Kiara Titos i është besuar moderimi i emisionit “Fan Club Dancing With The Stars”. Tashmë me konfirmimin e shtatzanisë së saj Kiara ka tërhequr akoma dhe më shumë vëmendjen e publikut. Një tjetër moderatore e cila ka spikatur shumë këtë sezon është edhe Megi Pojani, të cilës prej disa muajsh i është besuar moderimi i emisionit “Për’puthen”, ku tashmë Megi ka arritur të rrëmbejnë zemrën dhe vëmendjen e publikut.
“Look-u” i vajzave në çdo episod është në qendër të vëmendjes nga publiku dhe dihet se një ‘xing’ i tillë nuk mund të mos vihej re. Së fundmi vajzat kanë menduar një veshje më festive me rastin e Krishtlindjes dhe duket se padashje kanë zgjedhur të njëjtin fustan të kuq me fjongo. Një veshje që u shkon shumë të dyja vajzave.
https://www.instagram.com/topalbania_radio/?utm_source=ig_embed&ig_rid=cfde7aa0-0fb1-4020-8882-6cf39026d026