Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kica-Xhelili i reagon Qeverisë për NJSI-në: Si erdhëm në ditën që jeta e heroit s’ka vlerë, por ka vetëm vdekja e tij?

 
   

Gazeta raportoi të mërkurën për hakmarrjen e Qeverisë Kurti ndaj Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës dhe zhveshjen nga kompetencat, duke ia besuar terrorizmin një njësie të patrajnuar për t’u marrë ndër të tjera edhe me terrorizëm, si ndëshkim ndaj FIT-it.

Pas raportimit të Sinjalit, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bëre një reagim në Facebook, ku ka kritikuar Kryeministrin Albin Kurti.

Kica-Xhelili tha se pjesëtarët e NJSI-së u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë.

Postimi i plotë:

Si erdhëm në ditën që jeta e HEROIT nuk ka vlerë, por ka vetëm VDEKJA e tij?

NJËSIA SPECIALE INTERVENUESE, është njësia më ELITARE e Policisë në Kosovë. Janë ata që e luftuan MILAN RADOJCIC & TERRORISTËT. Janë ata që NE i thurëm lavde. U ndjemë krenarë.

E SOT?

Sot kryeministri Kurti do t’ua heq kompetencat për luftën ndaj terrorizmit. T’i kaloj te një njësi tjetër, të patrajnuar nga SHBA, Franca e Turqia. Të paballafaquar e pasprovuar. Sot, pjesëtarët e NjSI-së u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë. FAJTORË që mbetën GJALLË.

PSE?

Sepse kërkuan dinjitet. Sepse kryeministri i REPUBLIKËS SONË, ndjen që t’i trajtosh heronjtë e gjallë dinjitetshëm qenka dobësi?

E çka NUK do të jepnim ne që sot Ademi të ishte gjallë?

Kosova nuk dha gjak e jetë për t’u admiruar vetëm vdekja.

Kosova dha jetë, për JETË.