Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka publikuar një fotografi të një tigëri prej letre në Facebook, duke ironizuar kështu e fjalimin e zëvendëskryeministres dhe kryediplomates Donika Gërvalla e cila në Forumin e Dubrovnikut e quajti Bashkimin Evropian një “tigër prej letre” pa ShBA-në dhe NATO-n.
“Nuk e postova unë. Një fëmijë i vogël.” – shkroi ajo.