Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka kritikuar pjesëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se këta të fundit më shumë merren me LDK-në sesa me pushtetin dhe partitë tjera bashkë.
Ajo ka thënë se para se të vinin në pushtet, akterë të LVV-së e kishin të ndaluar të hynin në Kosovë.
“Kur flasin për lidership ata që Kosovën ose e zhvatën, ose nuk e besuan kurrë si projekt të përhershëm” shtoi ajo.
Ky është reagimi i plotë i saj:
MOTI merren me ne!
Akterë të VV, më shumë merren me LDK se tërë pushtetin e partitë tjera bashkë. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi, thonë.
Kur flasin për LDK ata që para se të vinin në pushtet kishin NDALESË të hynin në Kosovë;
Kur flasin për lidership ata që Kosovën ose e zhvatën, ose nuk e besuan kurrë si projekt të përhershëm;
Ne na mbetet vetëm të hamendësohemi nëse heshtja ka më shumë peshë se reagimi kur ballafaqohet me injorancë!