Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kica-Xhelili reagon ndaj akuzave të VV-së për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese

 
   

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, i është përgjigjur Vetëvendosjes për akuzuat që po bëhen nga ta për dërgimin e ligjeve në Gjykatën Kushtetuese.

Kica-Xhelili ia ka rikujtuar VV-së edhe ligjet e tjera, që sipas saj, VV-ja nuk lejohet që të shantazhojnë prokurorinë dhe as shkatërrojnë administratën publike.

Postimi i plotë:

VV paska vendosur një poster si akuzë që kemi dërguar një ligj në Gjykatë Kushtetuese!

Thash t’iu tregoj që i keni harruar edhe dy:

• Atë për Këshillin Prokurorial, që nuk lejon ta shantazhoni prokurorinë; dhe

• Atë për zyrtarë publik, që nuk lejon ta shkatërroni administratën publike.

Rrnoftë kushtetutshmëria!

Falemnderit!

Doarsa R. Kica