Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kica-Xhelili: Si erdhëm në ditën që jeta e heroit nuk ka vlerë, por ka vetëm vdekja e tij?

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bëre një reagim në rrjetin e saj social “Facebook” ku ka kritikuar Kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se ua hoqi kompetencat Njësisë Speciale Intervenuese për luftën kundër terrorizimit.

Kica-Xhelili tha se pjesëtarët e NjSI-së u detyruan të ndejehen fajtorë që mbetën gjallë.

“Kosova nuk dha gjak e jetë për t’u admiruar vetëm vdekja”, ka shkruar Kica-Xhelili, përcjell IndeksOnline.

Postimi i plotë:

Si erdhëm në ditën që jeta e HEROIT nuk ka vlerë, por ka vetëm VDEKJA e tij?

NJËSIA SPECIALE INTERVENUESE, është njësia më ELITARE e Policisë në Kosovë. Janë ata që e luftuan MILAN RADOJCIC & TERRORISTËT. Janë ata që NE i thurëm lavde. U ndjemë krenarë.

E SOT?

Sot kryeministri Kurti ua hoqi kompetencat për luftën ndaj terrorizmit. Sot, ato kompetenca po kalohen te një njësi tjetër. Të patrajnuar nga SHBA, Franca e Turqia. Të paballafaquar e pasprovuar. Sot, pjesëtarët e NjSI-së u detyruan të ndjehen fajtorë që mbetën gjallë. FAJTORË që mbetën GJALLË.

PSE?

Sepse kërkuan dinjitet. Sepse kryeministri i REPUBLIKËS SONË, ndjen që t’i trajtosh heronjtë e gjallë dinjitetshëm qenka dobësi?

E çka NUK do të jepnim ne që sot Ademi të ishte gjallë? Kosova nuk dha gjak e jetë për t’u admiruar