Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kim Mehmeti: Piktori i përbuzi të gjithë votuesit e Kurtit!

 
   

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti, ka reaguar pas pamjeve ku shihet ftohtësi mes kryemisnitrtin Kurti dhe Ramës, gjatë përshëndetjes së tyre.

Ai ka thënë se edhe po të ishte një rrugaç do çohej në këmbë që t’ia shtrinte dorën, duke shtuar se edhe qëndrimi i tij “përderisa i afrohet Kryeministri i Kosovës, do mund ta shpalosni se ai ndjehet si drejtues i një populli me elita pa ndërgjegje, andaj edhe nuk ka frikë që paburrërinë e vetë ta shpallë si ves mbarë shqiptarë”.

Shkrimi nga Kim Mehmeti:

Edhe sikur të ishte rrugaç, e jo më Kryeministër i mëmëdheut, do çohej në këmbë që t’ia shtrinte dorën qoftë edhe një lypsari që i afrohet ta përshëndesë, e jo më Kryeministrit të Kosovës.

Por Piktori nuk është rrugaç, e siç duket as Kryeministër, por vetëm një delirant që e shpërfaq mjerimin politikë të shqiptarisë.

Dhe nëse e vëreni si është shtrirë në kolltuk, do mund ta lexoni pse nuk çohet dhe cilën porosi ua përcjellë votuesve të Kryeministrit të Kosovës – përbuzjen!

Pra nëse e vëreni kujdesshëm qëndrimin e tij përderisa i afrohet Kryeministri i Kosovës, do mund ta shpalosni se ai ndjehet si drejtues i një populli me elita pa ndërgjegje, andaj edhe nuk ka frikë që paburrërinë e vetë ta shpallë si ves mbarë shqiptarë.

Diku mes këtyre dy të vërtetave qëndron ajo më e dhimbshmja: ndaj Kryeministrit të Kosovës Piktori sillet siç nuk do sillej as një funksionar i Beogradit, mbase pse edhe ai, njësoj si gjithë burrështetasit serb, nuk mund ta imagjinojë se mund të ketë politikan të mençur dhe me dinjitet shqiptar nga Kosova, i cili do guxonte t’i kundërvihej Serbisë?!