Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kimete Berisha: Albini s’la gjë pa komplikuar, ndërsa Albulena Haxhiu sillet në varreza si në sfilatë mode

 
   

Publicistja Kimete Berisha në një postim të saj në Facebook ka komentuar zhvillimet e fundit në vend dhe kërkesat e opozitës për të shkuar në zgjedhje.

Ajo shkruan se nga sondazhet ende 50% e duan Albin Kurtin. Madje sipas saj, atë e duan edhe ata që ikin nga Kosova, ata që rrinë në Kosovë dhe ata që s’kanë ku të kthehen  – e duan nga largësia.

Berisha shkruan se edhe Abelardi e thyen heshtjen,  kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ti menjëherë e ke të qartë se pse votuesi e do Albin Kurtin.

Publicistja komentoi edhe pytësorin e regjistrimit të popullësisë.

Ajo komentoi edhe paraqitjet e fundit të Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Postimi i plotë:

S’ka lënë gjë pa komplikuar!

1. E kishte vjedhur pak verë dhe i duhej edhe pak bukë për ta shoqëruar verën.

Në ato çaste, Jean -Jacques Rousseau-it i kujtohet Maria Antoneta, e cila, kur i kishin thënë se fshatarët s’kanë bukë për të

ngrënë, ishte përgjigjur:

– Le të hanë tortë.

– U zhyta në këto mendime derisa po i lexoja sondazhet që tregojnë se Albin Kurtin ende e duan 50 për qind  e shqiptarëve.

E vërtetë është. E duan.

– Le ta duan.

Dashuria është luks për të pasurit, por jo për të varfërit.

– Edhe ata që s’kanë ku të kthehen  – e duan nga largësia…se kjo dashuria nga largësia zgjat më së shumti, sepse nuk ekziston.

– Edhe ata që ikin nga Kosova – e duan, se s’ka më kollaj se sa ta duash dikë prej të cilit ikë.

– Edhe ata që rrinë në Kosovë –  e kanë harruar veten duke e dashur Albinin, sepse për veten nuk kërkojnë ‘shpëtim’!

– As nuk ikin nga trishtimi, as nuk protestojnë kundër trishtimit.

Ata vegjetojnë.

– E Dashurinë e ‘elitës’ Albin Kurti e blen me paret e shtetit.

2. Pastaj Abelardi e thyen heshtjen,  kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ti menjëherë e ke të qartë se pse votuesi e do Albin Kurtin. 

– Pse i kërkon zgjedhjet kur e di se zgjedhjet do t’i fitojë Albin Kurti!

– Be quite!

3. Mos më pyet se pse Zoti e lejoi Moisiun ta shihte por jo ta shkelte ‘Tokën e Premtuar’!

Se, nuk e kuptoj…

Faraoni nuk kishte probleme me Tokën e Tij, anipse Zot i kishte statujat, dhe veten e konsideronte Zot, por Zoti nuk hidhërohej me të.

– Mos më pyet se pse Zoti e lejoi Moisiun ta shihte por nuk i tregoi se si quhej!

– Zoti i tha se quhej ‘Unë jam’.

Zbathi sandalet, i tha…dhe shko thuaju njerëzve të t’u se ‘Unë jam’ më ka porositur….

– Mos më pyet se pse izraelitët udhëtuan në shkretëtirë 40 vite për rrugën që do të shkohej për 11 ditë?

– Pse Zoti u hidhërua me Moisiun për një gur?

– Zoti kërkoi nga Moisiu të fliste me gurin para se të kërkonte nga guri – ujë, e jo siç veproi Moisiu, të cilit hyri vetja në qejf dhe e urdhëroi gurin që të bëhej ujë!

– Mund të më pyesësh se pse disa popuj si izraelitët dhe shqiptarët nuk rehatohen kurrë, por unë nuk të përgjigjem.

4. Më pyet ti mua: pse Albulena Haxhiu sillet në varreza si në sfilatë mode, dhe pse gjatë orarit të punës e ndërron garderobën si në tretën e ditës…

këtë përgjigje di ta them.

– Me setër të kaltër tek varrezat në Rezallë, menjëherë pas varrezave (dhimbje e madhe), me mantel ngjyrë kaki pozonte në çardakun dhe në nevojtoren e braktisur të Radojçiqit.

5. A lahesh ti në dush-kabinë apo në koritë – kjo është pyetja që i intereson Albin Kurtit e që shtrohet në pyetësorët e regjistrimit të popullsisë!

– A shkon ti në punë me veturë  – të pyet Albin Kurti, por nuk të pyet: a ke vend ku ta parkosh veturën dhe pse ka vend parkim veç për stafin politik!

– Albin Kurti të pyet: A ke përjetuar trauma në luftë!

– Jo more çfarë traumash, kam përjetuar lumturi në luftë!

– Sa lidhje të dështuara erotike i keni pasur?

– Në çfarë moshe të ka ndodhur puthja e parë?

– A beson në dashuri në shikim të parë?

– Krejt-krejt por pse po hyn në dush – kabinat e shqiptarëve, nuk e kuptoj.

– Ti po më pyet mua, a ka banesa jote fasadë, a ka çimento, a ka bodrum, se nuk paska Institucion që merret me këtë punë, po u dashka që ne të jemi edhe ekspertë të ndërtimtarisë!

– Pyetësorët për regjistrimin e popullsisë janë

– hyrje në kuzhinën tënde, e di sa lugë i ke;

hyrje në ËC-në tënde – e di sa herë lahesh dhe  a lahesh;

– hyrje në dhomën tënde të fjetjes, e di sa herë çon ti dashuri (dhe a çon dashuri)…

– Këto pyetje janë ndërhyrje në privatësi…ky është thjesht spiunim kolektiv i popullit, me lejen e popullit!

6. Albin Kurti në opozitë, ka qenë jashtëzakonisht i zhurmshëm, kur ka kërkuar që shqiptarët të mos e deklarojnë fenë e tyre, sepse kanë të drejtë të mos e deklarojnë.

– E tash, Albin Kurtit i intereson të dijë se çfarë feje ke ti!

– Besimi dhe feja nuk janë e njëjta ‘gjë’.

Ti mund të besosh në Zot, por jo në Fe.  Edhe çka tash!

Duhet ta dijë shteti se a beson ti a jo!

E nëse s’beson duhet të merret vesh kjo, që ‘shteti i korruptuar’ të ta bëj ty me gisht.

– Ky nuk është regjistrim human, ky është spiunazh dhe është shkrimi i dosjeve të shqiptarëve me dorën e tyre.

– Duhet t’i dish të gjitha ti!

Duhet t’i kontrollosh njerëzit edhe në mendje, edhe në shpirt, edhe në kuzhinë, edhe në dhomë të fjetjes, sidomos në ËC!

– Po tutesh që nuk je musliman a çka!

Musliman je!

Edhe?

– Pse pra je kaq i trishtuar!

7. Albin Kurti çdo gjë e komplikon, edhe për t’u dukur i mençur, edhe sepse e di se populli të cilin e ka quajtur ‘analfabet funksional’ nuk i lexon pyetësorët, përgjigjet qeveria për ta.

Vetëm ai që s’ka talent zgjedh tema të mëdha dhe komplikon çdo gjë!

I madhi i thjeshtëson gjërat!

8. S’ka lënë vend pa i futur hundët!

Dje e rikujtoi datën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste!

– Shih ti me çka merret!

Pse nuk i dalin boll armiqtë e gjallë, por i thirr në ndihmë e i ringjallë edhe ‘armiqtë e vdekur’!

– Pse duhet që italianit të sotëm, që

ka luftuar dhe e ka dhënë jetën për çlirimin tënd, që e ka pranuar pavarësinë tënde dhe që edhe sot të

ruan me ushtarë, t’ia rikujtosh atij se dikur ka qenë pushtues i Shqipërisë!

– Çfarë domethënë kjo?

Kë do ta ‘vrasësh’ ti duke i nxjerr nga varri heronjtë e vdekur!

– Është njësoj sikur kur pajtohesh me dikë që të ka lënduar, ti ia fal gabimin, por pastaj ia nxjerr nga hunda, ia përmend vazhdimisht gabimin, e shënon secilin përvjetor të gabmit të tij, anipse jeni pajtuar!

– Albin Kurti është fiksuar pas fashizmit italian, shkaku që është mërzitur me Melonin, të cilën e quajti fashiste!

Melonin e ka armike sherri që Meloni e ka mik Edi Ramën!

– Kaq e thjeshtë është urrejtja. 

Nuk i duhet më shumë urrejtjes që të lulëzojë!

– Po provokon.

Po e shfrytëzon historinë dhe varret për të krijuar dhe rikrijuar armiq, jo të tij, por të Kosovës.

– Po vërehet.

Armiqësia duhet të duket si miqësi, nëse ta merr mendja ty që në shpinë të Kosovës dhe me harxhimet e shtetit të bëhesh armik i një miku – duhet njëfarë koncentrimi.

9. Në Teatër është luajtur ‘Fausti’.

Shqiptarët ‘të padjallëzuar’ siç janë, ende ‘çuditen’ me Faustin, ku-ku, o Zot, si ndodhi, larg qoftë, që Fausti ia shiti shpirtin djallit për dije dhe për pushtet.

Së paku Fausti e ka shitur shpirtin e tij personal…ndërsa shqiptarët ‘që çuditen’

 e shesin shtetin e shpirtin e popullit për pushtet dhe me paratë e fituara nga shitja nuk blejnë art e shkencë, por ushqime  të ndryshme dhe të

shijshme..!

E në fund, Fausti shkon në Parajsë…!

Kjo të frymëzon pa masë. 

P.S.

Përndryshe,

Ti m’ke braktisur.

T’qofshin haram ndjenjat e mia’.