Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kimete Berisha ‘shpërthen’ ndaj Josep Borrellit: I rrezikshëm – armik i Kosovës!

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas deklaratatave të fundit të Josep Borellit në lidhje me zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

Berisha e cilësoi Borellin si një personazh qesharak dhe të rrezikshëm.

Madje, ajo tha se se është armik i shtetit.

“Pas deklaratës së tij kundër arrestimit të kriminelëve serbë që e kanë sulmuar KFOR-in, Borrell nuk është i denjë të flas për Kosovën”, shkroi ndër të tjera publicistja në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Borrell kundër Kosovës!

Borrell është personazh qesharak por edhe i rrezikshëm, sepse jo vetēm që është kundër pavarësisë së Kosovës, por ai është edhe kundër pavarësisë së popullit të tij, katalonas.

Borrell ështē katalonas por kategorikisht është kundër pavarësisë së Katalonisë, është kundër idealeve të babës së tij, që ishte i burgosur i regjimit të Francos.

Prandaj, pushtuesi spanjoll gjithmonë e ka shpërblyer Borrellin me pozita të larta.

Borrell për popullin e tij është si për neve bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-së e komunistët që i shërbyen pushtuesit serbë kundër pavarësisë së Kosovës.

Borrell thotë se pavarësia e Katalonisë është e bazuar në mit.

– Pas deklaratës së tij kundër arrestimit të kriminelëve serbë që e kanë sulmuar KFOR-in, Borrell nuk është i denjë të flas për Kosovën. Është armik i shtetit të Kosovës.

P.S. E juaja, Kim!