Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kimete Berisha viziton ish-banesën e saj në veri/ Një përshkrim nga takimi me “rojat e urës” deri tek dy të rinjtë shqiptarë që e përshëndetën

Publicistja Kimete Berisha nëpërmjet një postimi në profilin e saj në Facebook ka njoftuar se këto ditë ka vizituar ish banesën e saj në komunën Mitrovicë e Veriut,

Ajo ka përshkruar rrugën përgjatë vizitës, ndërsa ka thënë se nuk ka folur fare duke menduar se mos po e njohin paramilitarët e “Rojave të Urës”.

Megjithatë ajo tregon se aty takoi edhe shqiptarë që e përshëndetën dhe ia shprehën respektin.

Postimi i plotë:

Në fund të qytetit, Mitrovicë e Veriut, më 21 korrik 2023.

Kati i katërt i ndërtesës, prapa shpinës, ishte banesa ime, deri në mars 1999.

Gjithmonë më duket se kam lënë diçka aty.

Gjeni i nostalgjisë, edhe kujtimin e keq ta bën të të duket i mirë.

– Mendoja mos po më njohin paramilitarët e rojave të urës e të mbrojtjes civile.

Nuk flisja.

Ecja nëpër korzo.

Shumë serbë.

Gati gjysma e dyqaneve ishin mbyllur.

hey Kur mbërriva te busti i ‘Car Llazarit’, dy djem me biçikleta, më thirrën në emër.

E ktheva kokën, thashë me vete ‘e hëngra’. Ata ishin shqiptarë dhe më përshëndeten me dorë në zemër: ‘Kimete, respekt’!

P.S. Mbrëmë ndodhi një shpërthim në veriun e Mitrovicës.

– Sot shkova atje, pa u menduar dy herë.

A kisha frikë?

– Jo.

Pse?

– S’di!

Ndoshta…se nuk ndjej as frikë, as dashuri…veç pak nostalgji, sa për ta mbajtur shpirtin.