Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kina nis stërvitje ushtarake rreth Tajvanit

Ushtria kineze njoftoi të martën stërvitje në shkallë të gjerë në ujërat dhe hapësirën ajrore përreth Tajvanit që përfshin një grup luftarak të aeroplanmbajtësve, pasi paralajmëroi përsëri demokracinë e vetëqeverisur ishullore kundër kërkimit të pavarësisë formale.

Stërvitjet e përbashkëta përfshijnë forcat detare, tokësore ajrore dhe raketash dhe kanë për qëllim të jenë një “paralajmërim i ashpër dhe kontroll i fuqishëm kundër pavarësisë së Tajvanit”, sipas Shi Yi, një zëdhënës i Komandës së Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore, raporton AP.

Kina e konsideron Tajvanin një pjesë të territorit të saj, që do të vihet nën kontrollin e saj me forcë nëse është e nevojshme, ndërsa shumica e tajvanezëve favorizojnë pavarësinë e tyre de-fakto dhe statusin demokratik.

Çdo konflikt i mundshëm mund të përfshijë edhe ShBA-në, e cila mban një sërë aleancash në rajon dhe ligjërisht është e detyruar t’i trajtojë kërcënimet ndaj Tajvanit si një “shqetësim të madh”.

Zyra presidenciale e Tajvanit postoi në X se “provokimet flagrante ushtarake të Kinës jo vetëm që kërcënojnë paqen në Ngushticën e Tajvanit , por gjithashtu minojnë sigurinë në të gjithë rajonin, siç dëshmohet nga stërvitjet pranë Australisë, Zelandës së Re, Japonisë, Koresë, Filipineve dhe SCS. Ne dënojmë fuqishëm sjelljen përshkallëzuese të Kinës”.

SCS i referohet Detit të Kinës Jugore, rrugës ujore strategjike që Kina pretendon pothuajse në tërësinë e saj.