
Pas hyrjes në fuqi të tarifave amerikane, Kina ka njoftuar se do të rriste tarifat për mallrat amerikane në 84% nga e enjtja.
Pekini shtoi gjithashtu një sërë kundërmasash pasi Presidenti i SHBA, Donald Trump ngriti tarifën totale për importet nga Kina në 104%.
Pekini poashtu tha se po niste një padi shtesë kundër SHBA-së në Organizatën Botërore të Tregtisë dhe vendosi kufizime të mëtejshme në tregtinë e kompanive amerikane me kompanitë kineze, raporton AP.
“Nëse SHBA këmbëngul në përshkallëzimin e mëtejshëm të kufizimeve të saj ekonomike dhe tregtare, Kina ka vullnetin e fortë dhe mjetet e bollshme për të marrë kundërmasat e nevojshme dhe për të luftuar deri në fund”, shkroi Ministria e Tregtisë në një deklaratë duke prezantuar letrën e saj të bardhë mbi tregtinë me SHBA.
“Historia dhe faktet kanë vërtetuar se rritja e tarifave nga Shtetet e Bashkuara nuk do të zgjidhë problemet e veta”, thuhet në deklaratën e ministrisë kineze të tregtisë.