Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Kjo është ‘arma’ kryesore e Kosovës përballë Serbisë”, Kelmendi paralajmëron konflikte të ashpra – ja plani i Vuçiqit!

Raportet Kosovë-Serbi kanë arritur në një shkallë të lartë të tensionimit, kjo pas situatave të fundit të krijuara në veri.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të arritur një marrëveshje finale mes dy shteteve.

Mirëpo, me ngjarjet e funti në veri të Kosovës, duket se dialog do marrë një kahje tjetër.

E në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi tha se pas situatave të krijuara në veri, dialogu mes Kosovë dhe Serbisë duhet të bazohet në dy çështje thelbësore.

Sipas tij, një nga këto çështje është edhe njohja e pavarësisë së Kosovës nga shteti serb, ku tha se kjo mund të pengohet përmes aksioneve kriminale.

“Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e UE-së dhe të përkrahur nga SHBA-të do të vazhdojë.

Bazë e dialogut do të jetë Marrëveshja e Brukselit dhe aneksi i Ohrit. Nga kjo marrëveshje nuk kanë mundësi palët të ikin, mund të përfiton njëra apo pala tjetër, por parimisht aty në atë marrëveshje është baza a e dialogimit.

Mirepo, në këtë dialog, dy çcështje janë thelbësore:

1. Statusi i minoritetit serb në Kosovë dhe

2. Njohja reciproke midis Kosovës dhe Serbisë.

Deri në këtë nivel do të ketë vështirësi të mëdha dhe kundërthënie, të cilat nga Serbia do të pengohen ashpër dhe me aksione kriminale e terroriste, kuptohet për të krijuar konflikte në veri, si mjet që veriu të fiton shtetësinë e vetë”, deklaroi ai.

 Image Profesori dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Muhamet Kelmendi 

Krahas kësaj, Kelmendi se se shteti serb nuk do heq dorë nga synimi i ndarjes së Kosovës, ku për këtë pritet të ketë konflikte të ashpra në vazhdim.

“Serbia synon ndarjen e Kosovës. Lidhur me këtë janë edhe veprimet nga ana e shtetit serb.

Në veri të Kosovës do të ketë konflikte të ashpra. Priten bllokime të rrugëve, të komunave dhe deri aksione kriminale e terroriste kundër forcave të shtetit dhe KFOR-it.

Gjendja nuk do të zgjidhet lehtë, shteti serb do të veprojë ashpër dhe me mjete të dhunes terroriste.

Kosova angazhohet për ruajtjen e tërësisë territoriale dhe të sovranitetit të shtetit. Midis këtyre dy synimeve do të ndërtohet e ardhmja midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë kuadër kërkohet që Kosova mos ta harrojë dhe anashkalojë reciprocitetin në raport me shtetin serb”, theksoi profesori.

Më tej, ai tha se mënyra më e mirë për mbrojtjen e sovranitetit dhe shtetësisë së Kosovës është reciprociteti.

Sipas tij, reciprociteti është arma kryesore e Kosovës në bisedimet në Bruksel.

“Ndërsa, për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin, kërkohet të hyjnë në zbatim mjetet e përcaktuara me ligj. Kushtetuta i cakton qartë mjetet për të ruajtur tërësinë territoriale dhe sovranitetin e shtetit.

Këtu nuk ka pardon! Në raport me Serbinë është reciprociteti armë kryesore në dialogim nën mbikqyrjen e UE-së.

Në Luginën e Preshevës është minoriteti shqiptar prej 100 mijë banorëve. Atje kërkohet të realizohen të drejtat e njeta si të minoritetit serb në Kosovë. Ky është parim ndërkombëtar, por dihet se kjo kundërshtohet, pasi UE dhe SHBA janë kundër”, nënvizoi Kelmendi.

Në fund, profesori tha se duhet kërkuar me ngulm reciprocitet ndaj Serbisë, kësisoj nuk duhet ikur nga e drejta legjitime.

“Mirëpo, kërkesat mbi parimin e reciprocitetit, kërkohen të paraqiten në raport me shtetin serb.

Nuk duhet ikur nga e drejta legjitime. Nëpërmjet kësaj krijohet bazamenti juridiko-politik për reciprocitet në çështjen e të drejtave nacionale për minoritet. Këtë nuk duhet refuzuar”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Bota sot”.