Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kjo është arsyeja kryesore pse fëmijët tërheqin veshët dhe si duhet të veprojnë prindërit

Ndodh shpesh që fëmijët të tërheqin apo fërkojnë veshët e tyre dhe kjo mund të jetë nje shenjë treguese e dhimbjes që ai ndien. Faktikisht bebet e kanë të vështirë të lokalizojnë se nga vjen dhimbja dhe kështu do të jetë përgjegjësia juaj të vëzhgoni të gjithë sinjalet që ai jep, pasi mund të bëhet fjalë për një lojë me veshët por edhe për një infeksion.

Arsyet përse një bebe tërheq veshët

1.Ai mund të ketë një infeksion si për shembull otit. Ky infeksion është shumë i shpeshtë tek bebet e vogla dhe mund të shoqërohet edhe me rrjedhje hundësh, sekrecione të verdha në vesh, temperaturë, ulje të dëgjimit dhe probleme me gjumin. Zakonisht fëmija do të qajë ndërsa ha dhe gëlltitet pasi presioni në zonën e veshit do të rritet.
2.“Veshi i notarit”. Quhet kështu otiti i ekstern dhe është një infeksion që prek kanalin e jashtëm. Zakonisht shfaqet si problem pas banjos apo pastrimit me pambuk.
3.Infeksion si pasojë e një viroze. Në momentin që fëmija preket nga gripi mund të zhvillojë forma të ndryshme të infeksionit si pasojë e akumulimit të mukusit në zonën e veshit të mesëm. Veshi në këtë rast fillon të kullojë dhe kjo lagështirë do të jetë një mjedis ideal për rritjen e bakterieve apo viruseve.
4.Dalja e dhëmbëve. Kjo mund të jetë një tjetër arsye pasi ai ndien dhimbje. Shikoni mirë simptomat dhe mos harroni se temperatura e shkaktuar nga dalja e dhëmbëve nuk është asnjëherë më e lartë se 37.5.
5.Veshi ka shumë dyllë. Ai mund të bllokohet në kanalet e veshit edhe pse ju e pastroni me kunja pambuku.
Nëse fëmija ka dhimbje mund të përdorni napa të ngrohta si edhe ja mbani kokën më lart se trupi në mënyrë që të reduktohet presioni. Flisni me mjekun dhe kujdes me përdorimin e antibiotikut.