Sezoni i Binjakëve është më i miri për udhëtime, sipas astrologes Maressa Brown. Fillon çdo vit më 21 maj dhe zgjat deri më 21 qershor.
Kjo shenjë e ajrit “kërcen” nga një gjë në tjetrën mendërisht dhe praktikisht, ndërkohë që merret me zgjuarsi, lojëra fjalësh dhe biseda të gjalla. I shoqërueshëm, komunikues dhe kurioz, kushdo me shenjën e tij të diellit, lindjes ose hënës te Binjakët është një person kurioz, pikat e forta të të cilit përfshijnë shprehjen dhe dëgjimin.
Të lidhur me shtëpinë e tretë të komunikimit, Binjakët shkëlqejnë kur kalojnë kohë me miqtë, ndajnë informacione, udhëtojnë, punojnë me teknologjinë (sidomos mediat sociale).
Këto karakteristika sociale të Binjakëve e bëjnë atë kohën më të mirë për të udhëtuar . Së bashku me lëvizjet planetare këtë vit, sezoni i Binjakëve i vitit 2024 është ideal për një arratisje me partnerin ose shoqërinë tuaj.
Më 25 maj, kur Jupiteri, planeti i bollëkut dhe fatit, kalon nga Demi, ku ka kaluar rreth një vit, te Binjakët, shtohen mundësitë që lidhen me mbledhjen e informacionit, rrjetet sociale dhe lidhjen me të tjerët. Në të njëjtën kohë, kur Mërkuri takohet me Uranin në Dem më 30 maj, prisni zbulime, ndryshime në plane dhe biseda emocionuese që do t’ju kapin në befasi. Dhe më 2 qershor, Jupiteri te Binjakët do të formojë një treshe me Plutonin transformues në Ujor, i cili mund t’ju japë mundësinë të përdorni fuqinë që qëndron brenda jush me akoma më shumë besim dhe madje të shkoni vetëm në një udhëtim emocionues.
E gjithë kjo energji e Binjakëve arrin kulmin rreth 6 qershorit, kur hëna e re në të njëjtën shenjë, në lidhje me Venusin, na shtyn të bëjmë gjëra krijuese dhe të ndryshme, veçanërisht nëse jemi në një lidhje.”