Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Foto nga AKK
I pari i shëndetësisë ka deklaruar shtëpi në vlerë 150 mijë euro (deklaruesit), oborr në vlerë 250 mijë euro (të përbashkët) dhe banesë në vlerë 98 mijë euro (bashkëshortes), shkruan Reporteri.
Vitia posedon veturë në vlerë 11 mijë euro, kurse gruaja e tij posedon veturë në vlerë 12 mijë euro.
Foto nga AKK
Sipas deklarimit ministri posedon vetëm 1200 euro para të ruajtura në bankë.
Kurse gruaja e tij vetëm 142 euro.
Foto nga AKK