Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporit, Hajrulla Çeku ka deklaruar pasurinë në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Çeku posedon një banesë në vlerë 100 mijë euro, dhe tokë poashtu në vlerë 100 mijë euro.
Ministri posedon veturë në vlerë 27 mijë euro, kurse para të gatshme në emër të vet ka deklaruar se ka në bankë 1 mijë e 538 euro, ndërsa ka mbi 30 mijë euro kredi për të shlyer.
Pagë mujore si ministër ka deklaruar se merr 1 mijë e 630 euro.