
Një vetaksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën magjistrale Kaçanik-Hani Elezit.
Burimet brenda policisë kanë thënë se viktimë është Laurena Kuqi (22-vjeçe), e cila nuk ka mundur t’i mbijetonte aksidentit të rëndë.
Vetura me të cilët u vetaksidentua e reja tani është larguar nga vendi i ngjarjes.
Media ka mësuar se në kohën kur ndodhi aksidenti, 22-vjeçarja ishte e vetme në veturë.