Sot, ish-presidenti amerikan, Donald Trump u qëllua me snajper gjatë një tubimi në Pensilvani.
Eksperti i sigurisë, Drizn Shala, ka analizuar një foto të Trumpi-it dhe mbrojtjes së tij të afërt, sa i përket reagimit të tyre.
Sipas tij, fotoja nxjerr në pah tre elemente kryesore, mes tyre sipas analizës edhe përpjekjet për të nxitur një “luftë civile”.
Postimi i plotë:
Kjo foto ka tri pika interesante:
1. Qëndrim “Amerika e para” dhe pa u lëkundur!
2. Përpjekjet për të nxitur një “luftë civile” në fazën përfundimtare të të gjithë procesit zgjedhor në Amerikë (mund të ketë dyshime për përfshirje të strukturave të ndryshme të huaja në këtë çështje, por kjo mbetet për t’u hetuar nga FBI dhe shërbimi sekret)
3. Reagimi i operatorëve të CPU-së ka qenë optimal në kohë por jo efikas në veprime pasi pas goditjes së tretë ka ndërhyrë perimetri i parë dhe ndërkohë ekipi i TAC ka vepruar duke neutralizuar sulmuesin.
Tani shtrohet një pyetje interesante për sigurinë e liderëve tanë, qofshin ata politikë apo si bartës të institucioneve të sigurisë në vend.
A duhet që në këtë periudhë të ngrisim nivelin e gatishmërisë për veprime konkrete për ruajtjen e këtyre personaliteteve në vend?
Pra, njësiti në kuadër të Policisë së Kosovës (për vlerësimin e kërcënimeve / rrezikut për personalitete) duhet të ketë parasysh një gjë se përpos rreziqeve që vijnë nga jashtë territorit të Kosovës (Serbia, Rusia etj.) ka edhe rreziqe të brendshme që ndikohen dhe udhëzohen nga faktorë të jashtëm.
Prandaj, kjo periudhë duhet të na vendosë të gjithëve në një shkallë më të gjerë të mirëkuptimit dhe veprimit ndaj rreziqeve në vend.