Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lifestyle

Kjo metodë është shpëtim! Si ta largoni akullin nga xhami i makinës brenda një minute

Nëse jetoni në vende të ftohta e dini sa procedurë e mërzitshme dhe sa ju vonon pastrimi i akullit të makinës.

Ken Weathers, një specialist jua bën më të thjeshtë. Ai përmend mënyrat e njohur, ndezjen e makinë 10 minuta para se të hipni në të, apo përdorimin e një spray shkrirës, por ka edhe një recetë që realizohet në shtëpi dhe do ju marrë vetëm një minutë për ta përgatitur, nëse i keni produktet në shtëpi, siç ka shumë mundësi dhe shkrirja e akullit do jetë aq e thjeshtë sa një ecje rreth makinës.

Përziej dy të tretat alkool dhe një të tretën ujë. Hidhi në një shishe që sprucon dhe lëre për ta pasur në ditët më të ftohta.

Sapo përzierja prek xhamin, akulli shkrin brenda një kohe shumë të shkurtër.

/vizionplus.tv