Nesër me fillim nga ora 18:00 do të mbahet një protestë që vjen si reagim ndaj publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës, e cila koordinohej me Slavko Simiqin, ish-deputet i Listës Serbe,
Protestës së nesërme do t’i bashkohet edhe Partia Socialdemokrate e Dardan Molliqjat. Kështu ka bërë të ditur zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni, duke bërë thirrje që edhe të tjerët t’i bashkohen protestës.
Hyseni ka thënë se janë bërë bashkë hipokrizia, servilosja, korrupsioni dhe racizmi urban.
Nesër protestojmë. Hajde në shesh në ora 18:00!
Kjo Qeveri ka mbledhur rreth vetes përmbajtjet më reaksionare të shoqërisë. Janë truq sikur lëmsh: hipokrizi deri në qiell, servilosje deri në gjunjëzim; korrupsion e racizëm urban.
Ditën kur i përjashtoi veteranët nga paga minimale, nga Ministria e nga Partia u zunë me 60 mijë euro nën tepih. Kaq është brenga e tyre për abuzimin. Janë pa skrupuj, nëse nuk rezistojmë nuk dinë të ndalur. Nesër në shesh!