Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Fun

“Kjo rrugë ka me pru vdekje” – Kjo është gjendja e rrugës së “famshme” pas disa vitesh

“Kjo rrugë ka me pru vdekje”, me siguri ju kujtohet kjo frazë e një qytetari i cili rrëshqet pasi rruga ishte e mbuluar me borë disa vite më parë.

Në njërën nga pjesët ku lidhet “Rruga C” me lagjen “Muharrem Fejza”, qytetarët ankoheshin për pjerrtësinë e rrugës dhe rrezikshmërinë e saj gjatë dimrit.

Gjithashtu në këtë rrugë kishte pasur punime të gjata dhe qytetarët ishin të pakënaqur me vonesat.

Tash pas disa vitesh gjendja në këtë rrugë ka ndrruar.

Ekipi i Lajmi.net ka shkuar për të parë nga afër gjendjen e kësaj rruge.

Aty tashmë rruga janë rregulluar gropat e shumta dhe gjithë gjendja e rrugës ka ndryshuar.

Se a do të kenë problem me  pjerrtësinë vozitësit e veturave, mbetet të shihet gjatë stinës së dimrit.

Ndiqeni videon e plotë: