Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kledi Kadiu bën rrëfimin prekës për sëmundjen e të birit:”Gabrieli është luftëtar!”

Koreografi dhe balerini shqiptar Kledi Kadiu ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. I ftuar në “Verissimo”Itali ku dhe u bë i famshëm, Kledi Kadiu rikthehet për të folur për problemet shëndetësore të djalit të Gabrielit, i cili u diagnostikua me meningoencefalit pak pas lindjes.“Gabrieli është i vendosur, një luftëtar , si unë.

Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat,” tha balerini, duke i shpjeguar Silvia Toffanin se si ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.