Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” foli për ngjarjet e ‘nxehta’ të ndodhura gjatë verës.
Duke nisur nga ‘Metamorfoza’ si edhe aksionet e SPAK. Gjatë bisedës në studio me gazetaren Nisida Tufa se dosja ‘Metamorfoza’ mund të sjellë fakte të reja dhe gjithashtu emra të tjerë që mund të jenë përballë drejtësisë.
“Nga informacionet që kam, pranë autoriteteve shqiptare kanë ardhur të gjitha komunikimet që kanë pasur. Mendoj se do të ketë në nivele të larta ish-kryetarë bashkish, kryetarë që do të vihen në një masë arresti. Ka një frikë të madhe, patjetër. Është duke u parë me shumë vëmendje.
Në kuadër të operacionit “Metamorfoza” nuk u përmend Ervis Martinaj, që rezulton i zhdukur. Ardhja e të gjitha të dhënave nga SKY mund të japë një dritë të re të hetimeve, tha gazetarja Lala, duke shtuar: “Aleks Ndreka (Deda), nëse vendos të rrëfehet mund të japë detaje të forta. Është një personazh që duhet të ketë vëmendje më të madhe. Duhet të merret një dëshmi e leksit të Druve siç i thonë ndryshe”.