Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve dhe ushtarëve të UÇK-së, duke theksuar se po vazhdon në rrethana të mungesës së theksuar të transparencës dhe redaktimeve të shumta që efektivisht shkaktojnë huti dhe mosbesim në opinion sikur që shkelin të drejtat e njeriut të personave që po gjykohen duke ua pakësuar mundësinë për mbrojtje.
Gjykata Speciale përkatësisht Prokuroria e Specializuar nuk lë mjet pa keq-përdorur për të ardhur te provat kundër atyre që po gjykohen apo që janë dënuar duke filluar nga fakti që shumica e provave janë siguruar nga shteti i Serbisë përkatësisht nga shërbimet inteligjente të këtij shteti që ka kurdisur prova dhe dëshmitarë, ka joshur dëshmitarë me para dhe premtim për tsrehim në një vend tjetër, ka hyrë në marrëveshje me dëshmitarë të ndryshëm, ka marrë deklarata në prani të prokurorve të Serbisë dhe ka trajnuar dëshmitarë se si duhet të dëshmojnë.
Reagim i KMDLNj – së:
MUNGESA E TRANSPARENCËS, PROVAT E SAJUARA, SHENJA IDENTIFIKUESE E GJYKATËS SPECIALE NË HAGË!
Procesi ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, kryetarë të Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, shef i GP të partisë Vetëvendosje si dhe Pjetër Shala, ushtar i UÇK-së po vazhdon në rrethana të mungesës së theksuar të transparencës dhe redaktimeve të shumta që efektivisht shkaktojnë huti dhe mosbesim në opinion sikur që shkelin të drejtat e njeriut të personave që po gjykohen duke ua pakësuar mundësinë për mbrojtje. Nasim Haradinaj, Hysni Gucati dhe Salih Mustafa, më herët ishin dënuar me dënima kapitale dhe drakonike, të pashembullta me dënimet e gjykatave që trajtojnë raste të kësaj natyre. Risi e kësaj Gjykate, nga aspekti i të drejtave të njeriut pa asnjë dyshim raciste (sepse të gjitha arrestimet, gjykimet dhe dënimet janë në baza etnike) është numri i madh i të arrestuarve dhe atyre që merren në pyetje për një vepër që është risi, pengimi i administrimit të drejtësisë dhe frikësimi i dëshmitarëve e që është numër më i madh se i atyre që janë arrestuar, po gjykohen apo që janë dënuar. Në njërën anë, Gjykata Speciale përkatësisht Prokuroria e Specializuar nuk lë mjet pa keq-përdorur për të ardhur te provat kundër atyre që po gjykohen apo që janë dënuar duke filluar nga fakti që shumica e provave janë siguruar nga shteti i Serbisë përkatësisht nga shërbimet inteligjente të këtij shteti që ka kurdisur prova dhe dëshmitarë, ka joshur dëshmitarë me para dhe premtim për tsrehim në një vedn tjetër, ka hyrë në marrëveshje me dëshmitarë të ndryshëm, ka marrë deklarata në prani të prokurorve të Serbisë dhe ka trajnuar dëshmitarë se si duhet të dëshmojnë.
Në anën tjetër kanë përndjekur çdo person, që në një mënyrë apo tjetër ka kundërshtuar këto metoda të Prokurorisë Speciale duke i ftuar në biseda, duke ua konfiskuar telefonat, kompjuterët, librat apo publikimet e tjera sikur edhe duke i marrë për bazë edhe deklaratat e të ashtuquajtur analistë që nuk kanë lënë vend dhe mundësi që, për përfitime krejtësisht materiale të deklarohen kundër luftës ndonëse nuk kanë pasur asnjë njohuri, shkaku i moshës apo bindjeve politike të sigurojnë ndonjë provë për periudhën për të cilën janë deklaruar. Kishte dëshmitarë të organizatave me nam që dëshmuan se raportet e tyre janë bazuar në raporte të mediave serbe dhe institucioneve serbe sikur edhe organizatave në Kosovës që edhe ato mbështeteshin në të njëjtat burime. Rast flagrant është se dëshmitari që edhe tani është duke dëshmuar, serb i Serbisë që qenka ndaluar, sipas tij nga UÇK-ë botërisht e pranon se deklaratën fillimisht e ka dhënë te prokurori serb në Beograd ndërsa, po të njëjtën deklaratë e paska dhënë para Prokurorit të Specializuar, në praninë dhe shoqërimin e prokurorit të Serbisë!!!! Dritan Goxhaj ishte arrestuar në Shqipëri me urdhër të Gjykatës Speciale me arsyetim se paska përmendur në një intervistë emra të dëshmitarëve të mbrojtur e që janë bartës të posteve publike në Kosovës ndërkaq që Gjykata e Apelit në Shqipëri duke e refuzuar ekstradimin e tij në Hagë, urdhëroi që ai të lirohet ql dëshmon qartazi se kjo gjykatë ka identietet profesional dhe moral. Mundësia më e madhe për frikësim të atyre që e kundërshtojnë këtë Gjykatë është pikërisht arrestimi për pengim të drejtësisë që është aq flekjsibil sa që mund të krijojë mundësi për arrestim të qindra personave sikur që dikur UDB-ja dhe autoritetet jugosllave dhe serbe e interpretonin propagandën armiqësore si pretekst për arrestim dhe gjykim të qindra dhe mijëra shqiptarëvë, kundërshtarë të regjimit reperesiv jugosllav dhe serb.
Proceset e deritashme para Gjykatës Speciale janë në masën 85 % procese të mbyllura për publikun, procese private në një proces të privatizuar dhe të kapur andaj është e paqartë se çka ndodhë aty dhe në mënyrën më flagrante shkelet parimi i publicitetit që garanton dhe mbronë të drejtat e të akuzuarve për një proces të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar politikisht apo nga grupet e tjera të interesit ku publiku rregullisht dhe objektivisht informohet për rrjedhën e gjykimit. Shumica e dëshmitarëve të “mbrojtur“ nuk janë dëshmitarë të drejtpërdrejtë, nuk janë dëshmitarë okularë që e ul dukshëm besueshmërinë e dëshmive të tyre aq më parë që pas dëshmive janë transferuar në shtetet tjera, bashkë me familje ku i është dhënë strehim. Kjo mënyrë është joshje edhe për dëshmitarët tjerë të cilët gjithashtu janë dëshmitarë kolateralë.
Merreni me mend, dëshmia e një dëshmitari kolateral e që tani jeton në një vend tjetër deri më tani ka pasur për pasojë arrestimi e disa personave dhe marrje në pyetje të dhjetëra të tjerëve. KMDLNj –ë kërkon hapje të proceseve gjyqësore, redaktim vetëm kur nuk ka tjetër mundësi për çka ka dhënë premtime publike edhe kryetari i trupit gjykues në procesin kundër krerëve ushtarakë dhe politikë dhe institucionalë, të gjithë shtetas të Kosovës dhe të gjithë shqiptarë në të kundërtën përgjegjësia do të adresohet edhe te deputetët e Kuvendit të Kosovës si bashkëpjesëmarrës në shkelje të të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria në Hagë. Reagimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës në adresimin e çështjeve që janë ngritur nga KMDLNj –ë në asnjë mënyrë nuk janë ndërhyrje në pavarësinë e kësaj Gjykate por janë çështje e të drejtave të njeriut.