Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kneitinger i kënaqur me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos në Kosovë, Kurti dhe Osmani qëndrojnë pranë tij

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Xhudos, Otto Kneitinger, është shprehur i kënaqur sa edhe i befasuar me organizimin e Kampionatit Evropian të Xhudos që ka bërë Kosova për këtë vit.

“Ne emër të të gjithë xhudistëve, ju falënderoj për punën e bërë. Jemi të lumtur dhe të befasuar për të mirë çfarë po shohim këtu – një organizim perfekt dhe spektatorë të përkryer”, është shprehur ai.

“Me këto përshtypje me të cilat po flas, ju ofroj që edhe vitin e ardhshëm ta organizoni këtë garë të tillë”.

Ndërkaq, krymeinistri Albin Kurti e ka quajtur krejt të natyrshme mbajtjen e Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos në Kosovë.

“Kosova është shtet i xhudos, Kosova është shtet evropian dhe është krejt e natyrshme që kampionati evropian të mbahet në Kosovë”, është shprehur Kurti.

Ai ka falënderuar dyshen e trajnerëve Majlinda Kelmendi dhe Driton Kuka për rezultatet e tyre.

E lumtur u shpreh edhe presidentja Vjosa Osmani.

“Kjo është mirënjohje për kampionet tona, kampiones së parë olimpike, Majlinda Kelmendi, e cila është frymëzim për brezat dhe sportistët tanë. Ajo do të mbetet gjithmonë kampione e zemrave tona”, ka thënë Osmani.

“Organizimi i këtij kampionati shërben si platformë për të ndërthurur krenarinë, është ngjarje e paharrueshme për suksesin. Organizim i nivelit të lartë që tregon se kjo federatë nuk është vetëm e zonja të organizojë kampionate të tilla, por edhe të shkëlqej”.