Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koalicion me LVV-në, Ahmetaj: PDK-ja është e hapur për të gjithë

 
   

Nënkryetarja e PDK-së, Mimoza Ahmetaj tha se PDK-ja nuk ka vija të kuqe sa i përket koalicioneve me partitë tjera.

Ahmetaj tutje shtoi se PDK-ja nuk është ”për tu acaruar më shumë”.

”PDK-ja nuk është parti që thotë se ka vija të kuqe me partitë, PDK-ja është e hapur dhe mbetet e hapur, po flasim për partitë që përfaqësojnë qytetarët e këtij vendi”, tha Ahmetaj.

Ahmetaj tha se në zgjedhjet e ardhshme PDK-ja do të ofrojë një ofertë që do e nxjerr Kosovën nga ” kjo katrahurë” që gjendet.

Në zgjedhjet e ardhshme, ”ekspertizen, dijen e vetë, profesionalizimin që e ka dhe ofertën që do ta nxjerr Kosovën nga kjo katrahurë në të cilën ne gjendemi”, tha Ahmetaj.