Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koalicioni majtist prin befas në zgjedhjet në Francë, sipas parashikimeve fillestare

Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një garë të ngushtë në rundin e dytë të zgjedhjeve parlamentare në Francë të dielën, para aleancës së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, sipas parashikimeve fillestare.

Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do ta fitojë shumicën në Parlamentin me 577 ulëse.


Reklamë

Reklamë

Reklamë
ADVERTISEMENT

Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas.

Vlerësimet fillestare pas përfundimit të votimit në orën 20:00 parashikojnë që koalicioni majtist do t’i ketë rreth 172 deri në 215 vende parlamentare, aleanca e presidentit Macron mes 150 me 180 ulëse, ndërsa Tubimi Kombëtar – i cili shpresonte se do ta fitonte shumicën – 115 deri në 155 ulëse.

Në mungesë të shumicës parlamentare, Franca rrezikon të futet në një krizë politike, pak javë para se të fillojnë Lojërat Olimpike./Rel/