
Koalicioni për Familje ka mbajtur tubim elektoral në Prizren, ku ka kërkuar votën e banorëve të këtij qyteti me rrethinë.
Kandidatë për deputetë të këtij koalicioni u zotuan se do të përkushtohen për mbrojtjen e interesave të familjeve kosovare dhe për një të ardhme më të mirë për vendin, duke përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Ata thanë se Koalicioni për Familjen mbetet i angazhuar për të ofruar një program politik që mbështet çdo familje dhe garanton përmirësimin e kushteve të jetesës për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Në programin e Koalicionit për Familje përfshihet mbështetja financiare përmes stimulimit për rritjen e numrit të fëmijëve, ndryshime në arsim, sistem më të mirë shëndetësorë.
Zyrtarë të këtij koalicioni premtuan zhvillim ekonomik e investime në fushën e energjisë.