Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Koalicioni për Familjen: Votoni për një të ardhme me shëndetin në prioritet

 
   

Koalicioni për Familjen u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i votojnë ata, për siç kanë thënë, një të ardhme ku shëndeti është prioritet.

“Shëndeti është pasuria më e madhe.

Çdo qytetar meriton qasje në shërbime të standardizuara dhe të avancuara”, thotë ky koalicion në thirrjen drejtuar qytetarëve.

 Ky koalicion ka 72 kandidatë të cilët synojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, në garën zgjedhore të 9 shkurtit.