![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2025/02/koalicioni-per-familjen-zotohen-per-mbeshtetje-te-familjes_679e86064018c.jpeg?resize=850%2C543&ssl=1)
Koalicioni për Familjen vazhdoi fushatën zgjedhore me një tubim elektoral në Rahovec, ku prezantoi programin dhe zotimet e tij për qytetarët. Liderët dhe kandidatët e këtij koalicioni theksuan rëndësinë e mbështetjes së familjes dhe angazhimin e tyre për të qenë zëri i qytetarë.
Tubimin elektoral të radhës, këtë të shtunë, Koalicioni për Familjen e pati në qytetin e Rahovecit.
Bartësi i kësaj liste, Eman Rrahmani, tha se kauza e tyre ka plot kuptim në Rahovec, ndërsa theksoi se kanë vendosur të jenë zëri i qytetarit në Kuvendin e Kosovës.
Partneri i koalicionit, Ferid Agani, tha se janë bashkuar për fuqizimin e familjes, duke shtuar se programi i tyre përmbledhet në disa zotime në fusha të ndryshme.
Kandidati për deputet, Visar Korenica, u shpreh se do të angazhohet me shumë përkushtim për vendin.
Për t’i përmbushur këto zotime, nga tubimi në Rahovec, partnerët e këtij koalicioni bënë thirrje që të votohen kandidatët për deputetë nga kjo listë.