Avokati Arianit Koci ka folur për bastisjet që janë bërë sot nga Dhomat e Specializuara të Hagës në shtëpinë e Blerim Shalës, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, dhe Bashkim Smakajt, ish-shefit të AKI-së.
Në Info Magazine, ai ka deklaruar se nuk i pëlqen se si Specialja po trajton lëndët.
“Nga një avokat që janë shumë serioz dhe janë shumë kompetent. Unë derisa nuk e kam një klient konkret që është në gjykim. Një proces gjyqësor është si dinamika e jetës, është vështirë të parashihet si do të rrjedhë komplet dinamika e këtyre bastisjeve. Nuk e dimë as çfarë ka në plan prokuroria, as nuk e dimë ku ka mbërri me hetime eventuale, as nuk po e dimë as për cilat raste po hetohen konkretisht”.
“Kështu, prej këtij pozicioni është vështirë të jepet një mendim, mundemi me thënë unë në disa momente jam i pakënaqur si po i trajtojnë lëndët edhe sa po zgjat vet procesi i hetimit por edhe gjykimet, unë jam i pakënaqur vet si profesionalisht si profesionist”, ka thënë Koci.